1 mijë e 72 çifte i dhanë fund martesës së tyre gjatë vitit 2017. Sipas Agjencisë së Statistikave, kosovarët nuk po mund t’i bëjnë ballë vitit të parë të martesës. Ngase dominojnë më 13.4 për qind shkurorëzimet gjatë vitit të parë të martesës.
E mosha e çifteve të shkurorëzuara tek femrat po del të jetë 25 deri 29 vjeç, ndërsa tek meshkujt 30 deri 34 vjeç.