Gjatë ditës së djeshme janë vjedhur dy vetura në Prishtinë nga persona të panjohur
Njëra veturë është vjedhur në rrugën ’17 Shkurti’, në lagjen Ulpianë dhe tjetri rast në ‘Rr. Fahri Fazliu’, Prishtinë.
“Rr. 17 Shkurti, Prishtinë 07-09.06.2020-16:00-21:20. Me datën 10.06.2020 viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura me targa vendore e cila kishte qenë e parkuar në lagjen Ulpianë Prishtinë. Është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Rasti në rrugën ‘Fahri Fazliu’ ka ndodhur derisa shoferi doli për të blerë bukë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se kishte parkuar automjetin para një lokali furrë buke dhe derisa kishte kryer disa shërbime kur kishte dalë e kishte vërejtur se automjeti i është vjedhur nga të dyshuar të panjohur”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Por Policia e Kosovës ka arritur që të gjejë veturën e vjedhur në Prishtinë, por që më pas u gjetë në kufi me Maqedoninë e Veriut. Tutje u theksua se veprimet e tjera policore janë ende në proces për identifikimin dhe gjetjen e personit të dyshuari i cili ka braktisur veturën për t’iu shmangur arrestimit nga policia.