Kryetari i degës së Vetëvendosjes në Istog, Agron Avdijaj ka bërë të ditur se partia ku merr pjesë është gati për protestë.
Përmes një shkrimi në facebook, Avdijaj ka ftuar qytetarët e Kosovës që të mbrojnë territorin, transmeton Indeksonline.
“Ju ftoj që të jeni gjithmonë të gatshëm për ta mbrojtur territorin duke u organizuar e mobilizuar në mënyrë masive që së bashku përmes PROTESTES! t’ua japim vizën për vendin e duhur këtyre pushtetarëve të korruptuar e të kriminalizuar të cilët kanë kapur pothuajse çdo gjë në këtë vend”, ka thënë Avdijaj