Esat Çay dhe Artiola Peci ishin dy të ftuarit e radhës në emisionin “Studio A” për të rrëfyer historinë e tyre të veçantë të dashurisë, shkruan OnAir.
Esat Çay me profesion frizer prej shumë kohësh jetonte dhe punonte në Vushtrri të Kosovës kur u takua me Artiolën. Ata u dashuruan me njëri-tjetrin pavarësisht kombësive të ndryshme.
Ndonëse Esat flet gjuhën shqipe mjaft rrjedhshëm, familja e tij flet vetëm turqisht dhe arabisht. Kjo është edhe arsyeja se përse Artiola tashmë turqishten e ka mësuar mjaft mirë dhe është në proces për të mësuar edhe arabishten. Kur të dy familjet takohen, Esati tregon se ai bën thuajse gjithnjë rolin e përkthyesit.