Mendohet që ushtria tashmë të bëhet e detyrueshme për meshkujt, ndërsa për femrat sipas dëshirës, shkruan OnAir.
Për ata të cilët kanë frikë nga armët atëherë si alternativë do të jetë shërbimi civil. Kështu pritet të jetë plani për shërbimin e obliguar ushtarak. Në këtë plan parashikohet gjithashtu edhe rritja e kapaciteteve trajnuese. Kjo nismë ka marrë një mbështetje mjaft të madhe nga votuesit.
Nga zyra e kryeministrit ende nuk ka një koment zyrtar. Kjo sepse pa u publikuar diçka zyrtare nuk mund të flasin rreth kësaj teme. Albin Kurti e ka kërkuar diçka të tillë edhe 1 vit më parë.
Pavarësisht kësaj, kryetari i komisionit parlamentar për sigurinë dhe mbrojtjen është shprehur se ky plan nuk mund të realizohet. Kjo për faktin se ushtria është nën varësinë e NATO dhe gjithashtu një nismë e tillë paraqet një rëndesë mjaft të madhe mbi arkën e shtetit.