Parashikimet për këtë sezon turistik në Shqipëri duket se nuk janë të mira, shkruan OnAir.
Operatorët turistikë ankohen se nga qeveria mungon mbështetja dhe strategjia e duhur.
Për “Syri TV” njëri prej operatorëve turistikë Besnik athi shprehet se këtë vit do të ketë një situatë më të vështirë sesa vitin e kaluar në sektorin e turizmit. Ai shprehet se kjo gjë do të ndodhë për faktin se deri më tani nuk ka asnjë pronotim. Ndërkohë vitin e kaluar, pronotimet ishin bërë që para marsit, muaj në të cilin filloi pandemia.
Vathi nëpërmjet kësaj interviste i bën thirrje qeverisë, ministrisë së turizmit dhe organeve të tjera kompetenta që të marrin masa dhe të bëjnë më shumë politikë për sa i përket hapjes së kufijve me shtete të ndryshme.
Gjithashtu ai u shpreh se ka pasur mungesë të përkrahjes financiare nga qeveria. Sipas tij, tani është vonë për ndihmat ekonomike dhe për këtë arsye duhet punuar që sa më shumë turistë të vijnë në Shqipëri.
Intervistën e tij të plotë mund ta gjeni në videon më poshtë:
Turz