Takimi i palës së Kosovës dhe asaj serbe do të vazhdoj edhe sot.
Presidenti amerikan Donald Trump do të jetë i pranishëm në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.
Më pas do të mbaj një takim bilateral me Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuqiç.
Nuk përcakton çfarë marrëveshje do të nënshkruhet, por palët kishin bërë të ditur se do të jetë për marrëveshje ekonomike.
Kryeministri i Kosovës kishte thënë se ky është hap i madh drejt marrëveshjes finale, ndërsa Presidenti serb kishte shtuar se nuk kanë pranuar pikën e marrëveshjes që parashihet njohja e Kosovës.