Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Debat Plus” u zhvillua diskutimi rreth masave të reja anti COVID-19, shkruan OnAir.
Pjesë e këtij diskutimi ishte edhe tema e vaksinimit. Ekziston shqetësimi se si do të vaksinohet e tërë popullata duke qenë se numri i vaksinave për ta bërë këtë gjë aktualisht është i pamjaftueshëm.
Infektologu Ilir Tolaj u shpreh se ata të cilët e kanë kaluar tashmë virusin mund të presin për raundin e dytë të vaksinimit. Ai shpjegoi se pavarësisht se është e provuar tashmë që një dozë e vaksinës te këta persona e rrit nivelin e imunitetit për 6 herë, këta persona aktualisht nuk e kanë të domosdoshme në krahasim me personat e tjerë që nuk janë prekur ende nga virusi.ë