“Cure 2 Children” është organizatë me bazë në Firenze të Italisë e cila që 10 vjet ndihmon vazhdimisht fëmijët e prekur me leukemi.
Koordinatorja e kësaj organizate në Kosovë, Leonora Bajraktari shpjegon se si në vitin 2007 sollën kimioterapianë e parë, renovuan repartin, festojnë ditëlindjet e fëmijëve, ndihmojnë 13 familje me asistencë sociale në mënyrë që t’ua lehtësojnë shpenzimet gjatë trajtimit të fëmijës me kimioterapia.
Edhe ju mund të kontribuoni për fëmijët që janë të sëmurë me leukemi, dhe madje fare lehtë. Duke dërguar një mesazh në numrin 55554 me tekstin Cure2children, ju kështu automatikisht keni dërguar 1 euro për fëmijët që kanë nevojë për shërimin e sëmundjes së leukemisë./OnAir