Nuk po e përjashton mundësinë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nuk ka dhënë ndonjë përgjigje nëse në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë do të diskutohet për ndarje apo shkëmbim të territoreve mes dy vendeve.
Por, sipas tij, pa normalizim të raporteve Kosovë-Serbi nuk ka lëvizje përpara drejt së ardhmes euroatlantike dhe se dialogu duhet ët përmbyllet edhe me angazhimin e faktorit ndërkombëtar.
Ai shtoi se me përmbylljen e marrëveshjes mes dy vendeve, Kosova do ta fitoi në aspektin strategjik në të ardhmen euroatlantike dhe konsolidimin e shtetit.