Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duke komentuar largimin e pjestarëve Serb nga Forcat e sigurisë së Kosovës, ka deklaruar se asnjë organizim anti-ushtri të Kosovës i motivuar me agjentë nga Beogradi nuk do të mund të frenoj të ardhmen euro-atlantike të Kosovës, themelimin e ushtrisë dhe multietnicitetin e kësaj Force.
Sipas tij ata që janë larguar nga FSK-ja automatikisht largohen edhe nga ushtria e Kosovës.