Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar rikthimin e masave për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, me rikthimin e rasteve dhe rritjen e numrit.
Sipas Thaçit, mos kujdesi i qytetarëve të Kosovës, rrezikon humbjen e asaj se çka është arritur deri më tani kundër pandemisë.Ai tutje thotë, se në këtë situatë, vendi nuk ka nevojë për rrethana të jashtëzkonshme
“Rreziku nga pandemia COVID-19 ende nuk ka kaluar, ditëve të fundit kemi rritje të numrit, dhe kjo rrezikon ta humbin atë që e kemi arritur deri më tani.”“Të ruajmë distancën e nevojshme, të mbajmë maskat dhe kujdesemi për higjienën, duke respektuar këto, ne ruajmë jetën tonë dhe të dashurve tanë.”
“Nëse do të ketë përkeqësim të gjendjes, institucionet do të detyrohen të i rikthejnë masat, kjo do ta prekë rëndë ekonominë tonë.”
“Gjendje të jashtëzakonshme si term e kam urrejtur kur e kam përjetuar si nxënës dhe student nga Serbia, ideja e partive politike për gjendje të jashtëzakonshme, unë kam pasur obligim ta procedoj, unë nuk kam pasur pretendim entuziast sa i përket asaj gjendje, nuk kemi nevojë për rrethana të jashtëzakonshme”.