Shqipëria po jeton ditë tmerri pas tërmeteve të njëpasnjëshme të cilat madje kanë marrë edhe jetë njerëzish, shkruan OnAir
Durrësi dhe Thumani janë shkatërruar dhe shumë familje shqiptare kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Të gjitha trojet shqiptare janë solidarizuar për të ndihmuar këto familje shqiptare që të paktën të mos mbesin pa kulm mbi kokë.
Shqiptarët e Tetovës kanë vendosur që të mbështesin ata të Shqipërisë dhe kanë realizuar një video emocionuese.
Ata kanë vendosur që të mbledhen në mes të Tetovës dhe të këndojnë himnin shqiptar dhe kanë shpalosur flamurin kuq e zi në të cilin shkruhej “Të lutemi për Shqipërinë”.
Deri tani Shqipëria ka pasur disa tërmete dhe numri i njerëzve që kanë humbur jetën ka shkuar në 41.
Të lutemi për Shqipërinë./OnAir