Periudha e izolimit gjatë pandemisë solli ndryshime të shumta në jetën e secilit prej nesh duke përfshirë edhe fytyrat publike, shkruan OnAir.
Duket se kjo periudhë është duke përfunduar, ose të paktën këshu duket se po ndodh në Dubai. Dubai është shndërruar në destinacionin e preferuar për të kaluar një kohë larg dhe për të shijuar edhe luksin. Këtë gjë e kanë provuar shumë mirë edhe të famshmit shqiptarë të cilët kanë ndarë me ndjekësit e tyre foto dhe video të ndryshme.
Këtu mund të përmendim emra si Enca, futbollisti i njohur Lorik Cana së bashku me bashkëshorten e tij. Gjithashtu edhe reperë të ndryshëm si Capital T, Loredana etj. Pushime në çift patën edhe Ermal dhe Arjana Fejzullahu të cilët këtë herë fëmijët kishin vendosur ti linin në shtëpi.
Pavarësisht kësaj jo të gjithë kanë shkuar vetëm për pushim, por disa edhe për punë. Këtu mund të përmendet Kida e cila ka shkuar së bashku me ekipin e saj ku duket se janë duke punuar për xhirimet e një videoklipi të ri. Ky videoklip pritet të jetë në bashkëpunim me reperin e njohur në Gjermani Samra.
Burime për emisionin “No Filt” tregojnë se së shpejti edhe personazhe të tjerë VIP do ti bashkohen listës së personave që kanë shkuar për të vizituar Dubain.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: