Ish-ministrja për dialog, Edita Tahiri porositë delegacionin e Kosovës në Uashington, që çdo marrëveshje ekonomike që mund të arrihet në mes dy vendeve, të jetë me një kornizë të qartë politike në mes dy shteteve të pavarura dhe sovrane.
Sipas saj, çdo marrëveshje, qoftë ekonomike, e ka peshën politike andaj delegacioni kosovar duhet të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Tahiri, e cila ka udhëhequr dikur bisedimet me Serbinë, thotë Kosova është në pozitë të favorshme, duke përmendur këtu angazhimin amerikan, që sipas saj, një angazhim i tillë është mundësi për të ardhur deri të njohja reciproke./OnAir