Pasditen e së shtunës mjeku me iniciale G.H dhe infermierja me iniciale T.N u sulmuan fizikisht nga familjarët e një pacienti që po merrte trajtim mjekësor në “Klinikën e Pulmonologjisë”, shkruan OnAir.
Vlen të theksohet se raste të tilla po përsëriten shpesh dhe po shkaktojnë pasiguri të shumta edhe në personelin mjekësor. Oda e mjekëve dhe ajo e infermierëve bëjnë me thirrje që të merren masat e duhura. Gjithashtu edhe qytetarët e pyetur nga “Klan Kosova” shprehen kundra këtyre rasteve të dhunës që po ndodhin sidomos në kohët të cilat jemi duke kaluar.
Personi i dyshuar për këtë akt ndonëse u arrestua nga policia është liruar me vendim të prokurorit.