Të dielën paradite një grup me thuajse 50 persona kishin organizuar një ecje në malet e Zubin Potokut kur dëgjuan krisje armësh nga banorët lokal, shkruan OnAir.
Ndonëse për këtë ecje ishin lajmëruar organet lokale prapë ky incident nuk u parandalua. Fatmirësisht prej këtyre të shtënash armësh nuk pati të lënduar nga grupi.
Stacioni policor në atë zonë bën me dije se do të kryhen hetimet e nevojshme për këtë ngjarje.
Kujtojmë se kjo është një komunë me shumicë serbe.
Për më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje klikoni në videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=AOZg08KYPxs