Raportohet se njëri nga të dyshuarit për sulmet e kryera në Zelandë të Re, ishte deklaruar si person që është i obsesionuar kundër fesë islame, shkruan OnAir
Një dosje të cilën e kishte publikuar vetë i dyshuari në rrjetet sociale, përmbante tekste kundër fesë Islame, shkruan The Sydney Morning Herald.
28 vjeçari Brenton Tarrant, është identifikuar nga autoritetet e sigurisë si i dyshuari që ka hapur zjarr mbi disa besimtarë që ndodheshin brenda xhamisë.
Në Zelandë të Re dje ndodhi nje sulm terrorist në një xhami ku humbën jetën mbi 40 besimtarë edhe disa persona të tjerë jashtë objektit.
Në armët e gjetura, sipas mediave, shihen të shkruar emra serb, emra mbreterish të Serbisë. E djathta ekstreme kudo në botë inspirohet nga Serbia që nga Luftërat Botërore e deri ne luftërat e fundit në ish-Jugosllavi, e që kulmoi në Kosovë me masakra, përdhunime e shkatërrim.
Deri tani nuk është raportuar nëse në mesin e të vrarëve ka ndonjë shqiptar./OnAir