Si e shpallin luftën Shtetet e Bashkuara?
Sipas Nenit I të Kushtetutës amerikane, Kongresi ka autoritetin për të shpallur luftë ndërsa neni II i jep Presidentit përgjegjësinë për të qenë komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura.
Autorët e Kushtetutës i ndanë qëllimisht këto kompetenca midis degëve të qeverisë amerikane për të parandaluar një lëvizje të pamenduar, të njëanshme drejt luftës.
Gjatë historisë amerikane, degët legjislative dhe ekzekutive janë përplasur rreth interpretimit të këtyre kompetencave siç përcaktohet në Kushtetutë.
Këto pyetje u shtuan pas angazhimit të Shteteve të Bashkuara në konfliktet në Kore dhe Vietnam, që u bënë pa shpallje zyrtare të luftës.
Hera e fundit që Kongresi miratoi një deklaratë zyrtare të luftës ishte pothuajse 80 vjet më parë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.