Teksa gjendja epidemologjike në Kosovë është drejt përmirësimit, duket se dhe masat po fillojnë të lehtësohen, shkruan OnAir.
Pas thuajse një viti, dasmat më në fund priten të lejohen nga mesi i qershorit. Ky lajm është pritur mjaft mirë nga bizneset të cilat janë të përfshira në këtë industri, por edhe nga qytetarët.
Të pyetur nga “ATV” shumë prej tyre shprehen mjaft pozitiv rreth vendimit për lejimin e dasmave. Pavarësisht kësaj, çfarë bie në sy është fakti se ndonëse dasmat u mungonin një pjese të madhe të qytetarëve, jo shumë prej tyre kishin evente të tilla të planifikuara.
Për të parë reagimet e plota të qytetarëve, klikoni në videon më poshtë: