I njohur ndryshe si “kasapi i Bosnjes” Ratko Mlladiq, mbeti personi i parë më i kërkuar në botë pas vdekjes së Osama bin Laden, shkruan OnAir.
Ai gjithashtu u kap në një mënyrë të ngjashme me ndryshimin e vetëm se u kap i gjallë e jo i vdekur teksa u gjet në një shtëpi në Llazarev. Lajmin për arrestimin e tij e dha pikërisht presidenti i asaj kohe Boris Tadiç. Tadiç e konsideroi arrestimin e Mlladiq si një hap përfundimtar drejt pastrimit të Serbisë.
Ratko Mlladiq është komanduesi i disa nga operacioneve më famëkeqe në luftën e Bosnjës. Gjithashtu edhe masakra e Srebrenicës ishte e urdhëruar nga ai.
https://www.youtube.com/watch?v=NpK-aG_yShc