Një bashkëpunim tejet i suksesshëm erdhi në mes Shyhrete Behlulit dhe këngëtarit turk Sinan Asçil.
Dyshja kënduan një këngë e cila i dedikohet shqiptarëve, madje edhe kënga mbanë titullin “Jam Shqiptar”.
Kjo këngë e cila është realizuar në Turqi ka arritur të dëgjohet e pëlqehet kudo që flitet gjuha shqipe.
Tanimë kjo këngë ka arritur 4 milionë klikime në YouTube dhe gjendet në kanalin zyrtar të produksionit Vizioni Libonia.
Një super këngë nga dy super këngëtarë./OnAir