Kanita Ramaxhiku është një blogere mjaft e veçantë, shkruan OnAir.
Ajo është një 23 vjeçare e cila ka lindur në Gjermani dhe në moshën 11 vjeçare është transferuar në Angli. Pasioni i saj është gatimi dhe gjatë gjithë kohës këtë pasion e ka shfaqur edhe në rrjetet sociale.
Kanita së bashku me vëllain e saj të cilin e konsideron si krahun e saj të djathtë kanë hapur një biznes ëmbëlsirash. Këtë biznes e reklamuan edhe nëpërmjet rrjeteve sociale e kryesisht “TikTok”. Ky reklamim filloi kryesisht gjatë periudhës së karantinës, pasi më parë shisnin ëmbëlsirat jashtë dyqaneve në Londër.
Ky biznes i ndërtuar mbi pasionin e saj së shpejti u kthye në një aktivitet mjaft të njohur jo vetëm në rrjete sociale, por edhe në kanalet televizive, siç është edhe “Channel 4”.
Në këtë intervistë për “Studio A” ajo zbulon se gatimet e saj të preferuara janë ato që kanë në bazë brumin.
Intervistën e saj të plotë mund ta gjeni në videon më poshtë: