Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se është i gatshëm të përleshet madje fizikisht me Albin Kurtin dhe gjithsecilin që e quan hajn e ofendon.
“Kush të dojë e kush të ka qejf, unë jam i gatshëm t’i përgjigjem. Në çdo vend të botës, nëse dikush të ofendon, edhe i përgjigjesh. Njësoj do të veproja edhe unë. Nuk e lejoj askënd të më ofendojë. Nuk jam hajn, dhe nuk duroj që askush të më thotë kështu”, ka thënë Haradinaj.