Një tërmet tjetër ka lëkundur Shqipërinë sot rreth orës 9:00.
Ky tërmet është njoftuar edhe nga një organizatë ndërkombëtare shkencore, EMSC, e cila ofron informacione në kohë reale lidhur me lëkundjet nga tërmetet.
EMSC raporton se tërmeti i fundit ka magnitudë 3.9 shkallë të rihterit.
Gjatë tri ditëve të fundit, Shqipëria është lëkundur nga qindra pasgoditje sizmike.