Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se problemi në mes Kosovës dhe Serbisë pritet të ketë një zgjidhje nga të gjitha palët si ato të dy shteteve po ashtu edhe nga pala ndërkombëtare.
Ahmeti në Rubikon me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova deklaroi se për t’u arritur një dakordim pala kosovare duhet të ulet në tavolinë me palën serbe.
“Unë mendoj që Kosova nuk është problem vetëm i Kosovës, por është problem rajonal dhe evropian. Çështja e Kosovës duhet të ketë një përfundim sepse status koha nuk i shërben as Kosovës dhe as rajonit dhe mendoj që koha është për zgjidhje përfundimtare, zgjidhe për te cilën nuk duhet të jetë e imponuar, zgjidhje që do të arrihen të dakordohen palët”.
“Kosova domosdo duhet të ulët na tavolinë me palën serbe, nuk duhet të frikësohen. Sepse kur përfundon lufta, pas luftës është tavolina”.
“Problemi pritet të zgjidhet nga të gjithë në rajon mendoj që të gjitha aleatët që kanë kontribuar si në Kosovë si Maqedoni, në radhë të parë SHBA-të, në veçanti NATO, duan që përfundimisht vrima e zezë të mbyllet me një epilog të pranueshëm nga palët si ajo e Prishtinës dhe e Beogradit”.
“Ky problem nuk mund të zgjidhet pa ndërmjetësim të komunitetit ndërkombëtar dhe pa angazhimin e drejt për drejt të SHBA-së, lider që e udhëhoqi çlirimin, lirin e paguajtëm me gjak, çlirimin nga vendosshmëria e shumë e fortë e SHBA-së për të përmirësuar dhe për t’u treguar se Kosovës i është bërë gabime historike që nga vitit 1878 dhe deri tek konferenca e Versajës”