Fundjavën që lamë pas qytetarët e Kosovës u alarmuan nga një tërmet i lehtë që ra ne zonën e Gjilanit. Nisur nga kjo situatë, i ftuar në “Studio A” në ATV ishte sizmologu Shemsi Mustafa i cili sqaroi deklaratat që kishte dhënë rreth kësaj ngjarjeje, shkruan OnAir.
Z. Shemsi Mustafa theksoi se shkalla e tërmetit që kishte përmëndur duhet marrë më shumë si një parametër për ndërtuesit e banesave. I pyetur për rrezikun real nga tërmetet ai shpjegoi se janë disa parametra të cilat duhen marrë parasysh, por përmëndi disa zona të cilat paraqiten si me rrezikshmëri më të lartë nga tërmetet si për shembull Ferizaj – Viti – Gjilan, Pejë-Stok dhe Prizren. Zoti Mustafa deklaroi se studimet gjeo fizike janë të nevojshme dhe se nuk duhen injoruar.
Gjatë kësaj interviste ai gjithashtu ndau me shikuesit edhe disa probleme që hasen gjatë ndërtimeve që janë bërë dhe gjithashtu dha dhe disa këshilla mjaft të vlefshme për ata të cilët mendojnë të blejnë një banesë.
Sizmologu Shemsi Mustafa e mbylli këtë intervistë me një paralajmërim për instancat përkatëse.