Vahite Krasniqi është 83 vjeçarja e cila gjatë periudhës së luftës është përkujdesur për shumë ushtarë të UÇK-së, shkruan OnAir.
Ndonëse kanë kaluar pak më shumë se 20 vite që nga ajo periudhë, ajo ende ka kujtime mjaft të freskëta nga ajo periudhë. Për emisioninn “Sot” ajo tregon se si i strehonte ushtarët në odën e shtëpisë së saj dhe gjithashtu u përgatiste edhe ushqim. Përveç ushtarëve, të shumtë kanë qenë edhe figurat e njohura politike që vinin shpesh tek ajo.
Vahite tregon se si tashmë njëra nga mbesat e saj mban emrin e një prej ushtareve të UÇK-së. Po ashtu pjesë e ushtrisë ishin edhe djemtë e saj.
Njëri prej tyre tregon se si oda e madhe e shtëpisë ende ruan pamjen që ka pasur gjatë asaj periudhe, pavarësisht renovimeve që kanë bërë. Përveç pamjes së odës, traditat e mikpritjes në këtë shtëpi ende mbeten të njëjta.