Riniani është një nga personazhet më të komentuar që ka dalë nga formati televiziv “Përputhen”, shkruan OnAir.
Thuajse menjëherë pas daljes së tij nga ky program, Riniani filloi një histori dashurie me një avokate të njohur spanjolle. Ndonëse i lumtur në këtë lidhje, Riniani duket se ende nuk i ka harruar “pengjet” e tij nga aventura e tij televizive.
I ftuar në emisionin “Top Arena”, Riniani u shpreh se kishte pasur një dëshirë shumë të madhe që të dilte nga programi çift me Antonelën, një tjetër konkurrente mjaft e komentuar.