Aktualisht Kosova po shënon një ulje të numrit të të infektuarve nga COVID-19 dhe gjithashtu një numër të ulët të viktimave nga ky virus, shkruan OnAir.
Nisur nga kjo situatë, përfaqësues të gastronomisë kanë kërkuar lirim të masave, nisur edhe nga premtimi i bërë nga ministri i shëndetësisë Vitia.
Ndërkohë duket se qytetarët kanë mendim të ndryshëm. Të pyetur nga “Kosova Press” shumë prej tyre shprehen se duhet patur kujdes për sa i përket lirimit të masave për faktin se i druhen një rritje tjetër të numrave. Gjithashtu disa prej tyre shprehen se fillimisht duhet të bëhet sigurimi i vaksinës antiCOVID-19.