Haki Thaçi më i vjetri i fshatit Paldenicë të Hanit të Elezit thotë se rruga “Dheu i bardhë” u ka shërbyer përherë si rruga më e qasshme për në qytet.
Ndërtimi i Autostradës Arben Xhaferri ka bllokuar këtë rrugë.
Ani pse eksiston edhe rruga alternative e cila është 1500 metra më e gjatë, për Xhevdet Ramukën mbyllja e kësaj rrugë është e papranueshme.