Në vitin 2017, “Komuna e Prishtinës” bëri disa ndërhyrje në parkun e qyteti, por ato ishin të pamjaftueshme, shkruan OnAir.
Për këtë arsye, ky institucion ka filluar sërisht disa punime për përmirësimin e këtij ambienti. Ky projekt parashikon që të përfshijë hapësira sportive dhe kënde të reja të lodrave. Gjithashtu parashikohet edhe një rinovim i shtigjeve për të ecur. Një risi në këtë projekt është edhe ndërtimi i tualeteve publike. Kjo gjë ka ardhur edhe si pasojë e kërkesave të shumta të qytetarëve.
Për “Koha Vizion”, Fatime Hajdari, drejtoreshë e parqeve tregon se bëhet fjalë për një investim rreth 400 mijë euro. Punimet pritet të përfundojnë brenda 200 ditëve të punës.
Këto rinovime janë pritur mjaft mirë edhe nga qytetarët të cilët shprehen se kanë qenë mëse të nevojshme.