Së fundmi është vënë re një rritje e çmimit të mallrave të ndryshëm ushqimor në vend, shkruan OnAir.
Një ndër kryesorët është vaji i lulediellit i cili është një produkt bazë për shumë familje.
Në një intervistë për emisionin “Ora 7”, drejtori i përgjithshëm i autoritetit kosovar të konkurrencës, Sakip Imeri, u shpreh se arsyeja kryesore për këtë është fakti se prodhimi i lëndës së parë të këtij vaji ka qenë në sasi më të vogla se më para. Kjo gjë ka bërë që edhe në rajon të jetë një situatë e tillë me këtë produkt. Imeri u shpreh se një tjetër arsye se përse diçka e tillë po ndodh është edhe fakti se Rusia ka vendosur një taksë për vajin e lulediellit. Në momentin që afati i kësaj takse do vijë atëherë pritet një ulje e çmimit.
Imeri po ashtu deklaron në këtë intervistë se autoriteti që ai drejton ka nisur edhe hulumtimin për produkte të tjera ushqimore, ndërkohë që u bën thirrje konsumatorëve të raportojnë rastet në të cilat ata mendojnë se po bëhen abuzime me çmimet.