Marrdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë mjaft delikate, shkruan OnAir.
Pavarësisht historisë që këto dy vende kanë me njëri-tjetrin, tentativa po bëhen nga institucione të ndryshme për të rregulluar relatat nëpërmjet projekteve të ndryshme. Fokusi kryesor i këtyre projekteve janë të rinjtë.
Projekti më i fundit është “How do I see you?”. Ky është një projekt i organizuar nga Dokufest si dhe Freezone, me financim të zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë. Menaxherja e këtij projekti Zana Arapi- Xheladini tregon se qëllimi kryesor është shkëmbimi i informacionit dhe përmirësimi i marrdhënieve ndërmjet këtyre dy vendeve.
Ashtu siç mund të shihet edhe në videon më poshtë, gjatë intervistës në emisionin “Alarm” Zana tregon se kanë mbetur të befasuar nga kreativiteti që të rinjët e të dy vendeve kanë treguar me anë të këtyre videove dhe mirëkuptimin me njëri-tjetrin.