Ka disa muaj që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është jofunksional. Shkak për këtë është mosemërimi i anëtarëve të rinj nga presidenti i vendit.
Shoqëria civile në Kosovë po konsideron që presidenti po e zvarritë qëllimshëm këtë proces dhe me këtë po e shkelë Kushtetutën. Institucioni i Presidencës është në pritje të “mendimit këshillues të Gjykatës Kushtetuese”, derisa kjo e fundit thotë se lënda do të shqyrtohet në seancat e radhës prej të cilave do të mirret vendimi në pajtueshmëri me Kushtetutën.