Këngëtari i mirënjohur Daim Lala tanimë ka gati këngën e tij më të re e cila mban titullin “Martesa.
Një këngë dedikuar datës më të veçantë për një çift.
“Valle romatike luajm sonte si çift i ri, në sy të lexohet fjala dashuri” me këto fjalë kaq të ëmbla ka nisur këngën Daim Lala duke bërë që nën tingujt e kësaj këngë dasma e një çifti të jetë edhe më madhështore.
Për muzikën e kësaj kënge është kujdesur Rrahman Kryeziu, ndërsa për tekstin Abaz Selmani Sax Semran.
Ndërsa këngën mund ta gjeni në kanalin zyrtar të produksionit VIZIONI LIBONIA me të cilët këngëtari ka vite që bashkëpunon.
Andaj nuk duhet humbur një projekt i tillë nga vokali i mrekullueshëm i Daim Lalës./OnAir