Ky është momenti shokues, kur policët ia thyen xhamin e dritares, para se ta tërheqin zvarrë, me pretendimin se nuk e ka vënë rripin e sigurisë. Megjithëse, u deshën t’ia hapin, për ta larguar nga karrigia.
Pamjet e kësaj ndalese të trafikut në New Mexico, i tregojnë zyrtarët që sillen ashpër me Phillip Page, i cili mundohej të bisedonte në mënyrë të qetë
Shoqëruesja e shoferit, e ka filmuar atë teksa e nxjerrin sikur të ishte ndonjë kriminel i armatosur, për ta përplasur keq për asfalti.
“I kemi të vëna rripat e sigurisë, pse nuk po më kërkojnë lejen e vozitjes ose regjistrim”, ka thënë Page, derisa ishte ende në negociata me forcat e rendit.