Peshku i artë është një krijesë mitologjike që sipas gojëdhënave plotëson 3 dëshira që një njeri mund të ketë, shkruan OnAir.
Pikërisht për këtë temë u fol në emisionin “Drive me crazy” që transmetohet në televizionin “Koha Vizion” si edhe në “Radio Glam”. Ndjekësit e këtij televizioni mund të telefonojnë në numrin e vendosur për këtë qëllim. Disa nga dëshirat më të shumë kërkuara ishin lumturia, shëndeti dhe paraja. Gjithashtu nuk munguan edhe ata të cilët dëshironin përmirësime në skenën politike.
Ndonëse shumë i mbajtën dëshirat e tyre brenda realitetit, kishte dhe nga ata të cilat kërkuan dëshira të tilla si teleportimi. Teleportimi është aftësia për tu transferuar në mënyrë direkte nga një vend në një tjetrin.
Përveç diskutimeve rreth temës së ditës, në këtë emision u përcollën edhe lajme nga fusha të ndryshme si aktualiteti, teknologjia etj.
Për të parë se çfarë njerëzit do kërkonin nga peshku i artë, mund të ndiqni videon më poshtë: