I ftuar në emisionin “Rubikon” në “Klan Kosova” ishte i ftuar zoti Enver Hoxhaj, kryetar aktual i PDK, shkruan OnAir.
Në këtë intervistë ai foli rreth temave të ndryshme, ku u përfshi edhe tema më e diskutuar e momentit, PDK në opozitë. Z. Hoxhaj u shpreh se nuk mund te thoshte një plan konkret për mënyrën se si do të veprojë kjo parti gjatë opozitës. Pavarësisht ai u zotua se partia që ai drejton do të shërbejë si një front që ruan karakterin demokratik të shtetit.
Më tej u shpreh se nuk e shihte Vetëvendosjen si një parti të mirfilltë, por më shumë si një ideologji të një personi.
Për të ndjekur deklaratën e plotë të tij, klikoni në videon më poshtë.