Kjo puntatë e radhës e emisionit “Oxygen” ishte e dedikuar për shëndetin, shkruan OnAir.
E ftuara e radhës ishte mjekja Vjollca Dedushaj Fazliu, e bija e mjekut të njohur Jusuf Dedushaj. Duke se pasionin dhe dashurinë për profesionin dhe për njerëzit ajo e ka trashëguar pikërisht nga i ati i saj. Vjollca është një endikronologe mjaft e suksesshme gjithashtu.
Eksperiencën dhe njohuritë e saj ajo i ndan në faqen e saj zyrtare në platformën Facebook, ku edhe ka krijuar një komunitet të madh.
Duket paksa e pazakontë që një mjeke të japë këshilla falas për njerëzit e ndryshëm, por për Vjollcën nuk është diçka e tillë. Ajo shprehet se këtë gjë e filloi nga dëshira e saj për të ndihmuar njerëzit si dhe duke u nisur nga stituata e varfër socio-ekonomike e vendit.
Vjollca Dedushaj shprehet se në Facebook të gjithë mund të hyjnë pa asnjë dallim. Gjithashtu një tjetër arsye se përse ajo e ka krijuar faqen e saj me këshilla është që njerëzit të orientohen pa pagesë dhe gjithashtu të shmangin sorrollatjet e ndryshme.
Intervistën e plotë të mjekes Vjollca Dedushaj Fazliu mund ta gjeni në videon më poshtë: