Pronari i thonjve më të gjatë të regjistruar ndonjëherë në botë, i ka prerë ata pas 66 vitesh.
Shridhar Chillal nga India kishte thyer rekord botëror, pasi thonjtë e dorës së majtë nuk i kishte prerë nga mosha 14 vjeçare
“Unë nuk mund të lëviz shumë, kështu gjysmë ore më duhet kur dua të zgjohem nga shtrati apo kur dua të kthehem në krahun tjetër”, ka thënë ai.
Pavarësisht se prindërit e tij kundërshtuan vendimin e të birit, ai tha se ishte në gjendje të punonte me njërën dorë, duke u bërë kështu fotograf që bënte foto vetëm me dorën e djathtë, thonjtë e së cilës i priste vazhdimisht.
Thonjtë e Shridhar tani do të shfaqen në “Ripley’s Believe It or Not” në Times Square.