Pas 3 vitesh pa një konkurs për drejtorët dhe zëvendës drejtorët e shkollave dhe çerdheve, më në fund gjërat duken se po bëjnë progres, shkruan OnAir.
Ky ngërç u shkaktua si pasojë e një gabimi në udhëzuesin administrativ. Kjo gjë u bë shkak që me qindra drejtorë dhe zëvëndës drejtorë të ushtronin detyrën e tyre me një mandat të skaduar. Organet kompetente deklarojnë se janë në përgatitje të procedurave për shpalljen e këtij konkursi.
Njohësit e arsimit e vlerësojnë këtë zhvillim si një lajm të mirë për ecurinë në arsim. Sipas tyre kjo gjë është e nevojshme për shkak se ushtrimi i një mandati të skaduar sjell probleme të shumta ku një prej tyre është edhe mungesa e autoritetit të personave që janë në detyrë.