Federata e Sindikatave të Pavarura “ElektroKosova” të martën prej orës 8.00 deri në orën 16:00, ka bërë të ditur se punëtorët e KEDS-it do të futen në grevë në të gjitha distriktet.
Kërkesat e tyre janë ngritja e pagave dhe zbatimi i marrëveshjes kolektive.
Kryetari i kësaj sindikate, Hysni Gashi, ka thënë se situata në KEDS është mjaft e rëndë, sepse është duke u bërë një nëpërkëmbje të punëtorëve në këtë kompani.
Ndërsa Fehmi Pajaziti, kryetar i këshillit të grevës, tha se pas kësaj greve dhe proteste nëse nuk do të ketë reflektim nga menaxhmenti dhe Bordi i KEDS, do të ketë kaos energjetik.
Pajaziti ka shtuar se kanë pasur takime me menaxhmentin, por jo edhe me Bordin e KEDS-it.
Përndryshe, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka përkrahur kërkesat e kësaj sindikate dhe kërkon nga KEDS-i që t’i përmbushë kërkesat e punëtorëve.