Nxënësit e klasave të nënta ndryshe nga të tjerët pas tre muajsh në shtëpi, sot i kthehen bankave shkollore e të cilat do të jenë më larg nga njëra tjetra.
Ata do të shpërndahen edhe në më shumë klasa, megjithatë kontaktet fizike mes tyre po konsiderohen zor të menaxhueshme.
Për dy javë këta nxënës do përgatiten për testin e arritshmërisë, por edhe për shqyrtimin e pakënaqësive me nota e vlerësimin e nxënësve që nuk kanë pasur mundësi të vijojnë mësimin në distancë.
Për t’i përgatitur për testin që do të mbahet me 23 qershor, gati janë edhe komunat tjera.
Në ditën e testimit që i bije të jetë e martë, përveç rregullave për moskopjim në klasat ku planifikohet jenë veç 15 nxënës janë shtuar edhe rregulla të reja.