Ditën e sotme trafiku urban në kryeqytet, është parë i stërmbushur me njerëz pavarësisht thirrjeve të institucioneve shëndetësore për të mbajtur distancën së paku 2 metra.Komuna e Prishtinës vazhdon të ketë numër të lartë të prekurve me Koronavirus.
Vetëm mbrëmjen e djeshme në Prishtinë kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, 14 persona.
Ndryshe Prishtina mbetet një ndër komunat me më së shumti raste aktive me Koronavirus.