Mos marrja e pagave për dy muaj ka shtyrë 104 punëtorët e Pallatit të Rinisë që të hyjnë në grevë nga data 28 shtator.
Ata paralajmërojnë se nuk do t’i japin fund grevës deri në marrjen e pagave, ndërkohë që Agjencia Kosovare e Privatizimit që ka menaxhuar më herët me këtë ndërmarrje dhe Komuna e Prishtinës që tashmë e menaxhon, nuk kanë thënë asnjë fjalë për këtë.