Nga nesër qytetarët e qyteteve të tjera nuk do të kenë mundësinë të udhëtojnë drejt Prishtinës dhe anasjelltas duke përdorur mjetet e transportit publik, shkruan OnAir.
Kryetari i “Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve” Ruzhdi Kurtishaj për “Kosova Press” bën me dije se nesër nis greva e operatorëve të transportit. Kjo vjen pas një kohe të gjatë negociatash me qeverinë për sa i përket subvencionimit të sektorit të transportit rrugor. Sipas tij kjo është metoda e fundit që u ka ngelur.
Për këtë vendim të tyrin, Kurtishaj shprehet se tashmë “Ministria e Infrastrukturës” dhe departamentet përkatëse janë njoftuar.