Banorët e Llapashticës së Poshtme sot janë tmerruar nga ajo çka kanë parë te varrezat e fshatit.
Të gjithë gurët e varreve janë thyer nga një person, i cili është arrestuar nga Policia.
Mësohet se bëhet fjalë për një 26 vjeçar por që ka probleme mendore.
Rasti ka ndodh sot në mesditë ndërsa banorët kanë dal në vendin e ngjarjes menjëherë posa janë njoftuar se dikush i ka dëmtuar varret e të afërmeve të tyre.
Sipas banorëve por edhe Policisë ky person ka dëmtuar gurët e 81 varrezave, por që nuk besojnë se një njeri normal e ka kryer këtë vepër të shëmtuar.