Ngriten 185 aktakuza brenda 24 orëve nga Prokuroria e Shtetit
Përgjatë 24 orëve të fundit Prokurori i Shtetit ka ngritur 185 aktakuza kundër 217 personave.
Aktakuzat kanë të bëjnë me vepra të ndryshme penale, kurse me urdhër të prokurorit gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar tetë persona, si dhe është bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit të një personi, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.