Krimet në kohën e luftës në Kosovë janë ende kujtime të freskëta për shumë qytetarë, shkruan OnAir.
Të shumta janë rastet e vrasjeve makabre dhe më e rënda është se trupat e shumë prej këtyre viktimave ende nuk janë gjetur. Mysafiri i rradhës në emisionin “Studio A” është një prej atyre që e ka parë me sytë e tij teksa e ëma dhe motrat e tij u masakruan.
Ai tregon ndjesitë që përjetojë. Gjithashtu ai thotë se ende nuk ka asnjë gjurmë prej tyre. Zotëria tregon se e ka të vështirë të vazhdojë jetën me këto kujtime, por i duhet ta bëjë këtë gjë për hir të familjes së re që ai ka krijuar.
Historinë e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë: